Aktivizimi i numrit 500 Lekë
Zgjidhni mënyrën për t’u bërë pjesë e PLUS dhe shijoni avantazhet e përfituara!
Klientët që do të aktivizojnë një numër të ri PLUS me parapagesë do të përfitojnë menjëherë:
- 400 Lekë Kredit Fillestar në momentin e Aktivizimit
- 50% zbritje për 12 muaj radhazi në çmimin e:
- Paketa PLUS 1000
- Paketa PLUS 1200
- Paketa PLUS 1600
Shënime:
Ky produkt kushton 500 Lekë me TVSH.
Krediti fillestar i përfituar në momentin e aktivizimit vlen për 30 ditë dhe nuk është i vlefshëm në Roaming.
Nëse krediti fillestar nuk konsumohet brenda afatit 30 ditor do të skadojë.
Krediti fillestar do të ketë prioritet në konsum kundrejt balancës kryesore së pajtimtarëve.
Krediti fillestar i përfituar nuk është i transferueshëm drejt numrave të tjerë PLUS.
Krediti fillestar mund të përdoret nga pajtimtari për të aktivizuar cilëndo nga paketat PLUS.
Zbritja prej 50% në çmimin e paketave do të përfitohet nga pajtimtarët për 12 muaj radhazi, përshirë muajin e aktivizimit të numrit PLUS.
Pajtimtarët mund të aktivizojnë vetëm një herë gjatë muajit paketën me çmim të përgjysmuar.
Nëse pajtimtarët, në muajin respektiv, kanë aktivizuar një prej paketave me 50% zbritje, ata nuk mund të aktivizojnë një prej paketave të tjera të ofruara me çmim të përgjysmuar brenda këtij muaji.
Kushtet e përdorimit të Paketa PLUS 1000, Paketa PLUS 1200 & Paketa PLUS 1600 mbeten të pandryshuara.
Pajtimtarët mund të kontrollojnë balancën e tyre përmes IVR & SMS (145).