Për herë të parë në tregun shqiptar, PLUS ofron karta SIM që nuk kanë numër, por ju mund të zgjidhni dhe t'i vendosni asaj çfarëdo numri celular PLUS që ju pëlqen, me kontratë ose edhe me parapagesë.

Është shumë e thjeshtë për të patur numrin e preferuar...
...mjafton të:

Shënim:
Numri që zgjidhni do të ruhet për 30 ditë. Ju lutemi që brenda 30 ditëve nga data e rezervimit të numrit, të paraqiteni pranë çdo pike ku shihni shenjën e PLUS, për të tërhequr kartën SIM dhe aktivizuar numrin.

Plotësoni fushat më poshtë për të kërkuar numrin tuaj të preferuar:


Emri*:
Emri i babait*:
Mbiemri*:
Adresa E-mail*:
Nr. i Kontaktit*:
Nr. Kontakti Alternativ:
Vendndodhja*:
Nr. që dëshiroj të rezervoj*: 066
Parapagesë
Me kontratë
 

* Plotësimi i të gjitha fushave në të cilat ndodhet një yll është i detyrueshëm.


Të dhënat/Informacioni i dhënë në mënyrë vullnetare nga ju:

Çdo e dhënë personale e dorëzuar nga pajtimtarët e PLUS do të përdoret vetëm për qëllimin e përcaktuar në faqen e internetit të PLUS dhe në këtë formë aplikimi. Informacioni i paraqitur në formën e aplikimit do të dërgohet/drejtohet tek personeli/stafi i specializuar i PLUS për përpunimin dhe përmbushjen e kërkesës tuaj, si dhe mund të përdoret nga PLUS për përditësimin e faqes së internetit, me qëllim përmirësimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të ngjashme. PLUS nuk do të shesë, shkëmbejë apo të përhapë të dhënat personale të pajtimtarëve pa miratimin e tyre paraprak, përveç rasteve kur kjo kërkohet me ligj. PLUS nuk do t'i ruajë këto të dhëna për një periudhë më të gjatë sesa është e nevojshme për përmbushjen e veprimeve të veta operacionale. Nëse ju nuk dëshironi që të dhënat tuaja të përdoren në këtë mënyrë, nuk jeni të detyruar t'i vini ato në dispozicion nëpërmjet faqes së internetit, por mund të drejtoheni në dyqanet Zona PLUS, të kontaktoni me Shërbimin e Kujdesit për Klientin ose nëpërmjet menusë KLIK PLUS (#100#).